Ditën e sotme me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit, pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në 4 Shtator në Uashington, me ndërmjetësimin e ish-presidentit Donald Trump. Po kështu, në axhendë është parashikuar prezantimi i pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Hapja e ambasadës në Jeruzalem, pritet të ngjallë reagime të shumta. Pas formalizimit të marrëdhënieve do të ketë edhe një konferencë për mediat nga të dy homologët. Ceremonia e nënshkrimit të këtij dokumenti do të nisë në ora 14:30. Në dokument po ashtu thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael pritet të jetë Ines Demiri dhe zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kanë thënë se kjo ngjarje do të jetë historike, pasi për herë të parë dy shtete vendosin marrëdhënie përmes platformave virtuale.