Epopeja e Sali Berishës (Pjesa e tretë)

Epopeja e Sali Berishës (Pjesa e tretë)
Poezia e Arben Dukës e shkruar posaçërisht për "Shqiptarja.com"

 PJESA E PARE,   PJESA E DYTE

Në zgjedhjet vendore,
duro dhe dy vjet,
aty do ta shohësh,
greminën vërtetë!

S'të them më për mëndjen,
mblidhe Sali mblidhje,
s'të them mos e kruaj,
më me qiramidhe!

Bën mor Çfarë të duash,
s'është probemi im,
por populli prapë,
për ty mban shënim!

Vizën ta kanë hequr,
veÇ ndërkombëtarët,
por të mbajnë nën vrejtje,
të gjith' shqipëtarët!

Them se duhesh mbajtur,
"lidhur" me zinxhira,
se ti e ke mëndjen,
veÇ për prapësira!

Të kam thënë-me Ramën,
le kokrrën e namit,
se ty të fundosi,
vullneti i Sovranit!

Të erdhi në ballë,
grushti porsi hekur,
se t'u bënë kundër,
të gjallë e të dekur!

Shumé t'i rendita,
këtu prej fillimit,
ty të doli kundra,
dhe Datë e Clirimit!

Fare të groposi,
Sali ajo ditë,
për dreq atë numur,
e kishin "mavitë"!.

Ndaj dhe unë i dhashë,
zëmër rebelimit,
dhe i thashë votoni,
Ditën e Clirimit! .

Asaj dite dot,
kurrë s'ja dhe dërmën,
se njézet e nënda,
ty ta bëri gjëmën!

Fiks nga ai numur,
cikli yt u mbyll,
dhe njëzetë e nënda,
është një ditë me yll!

Ti ngryse piperkë,
gdhive patërxhanë,
se njëzet e nënda,
ësht' ditë partizane!

Eshtë ditë partizane,
ndaj se ke për zëmër,
them se sa të rrosh,
do të dalë në ëndërr!

Do të dalë në ëndérr,
Sali o katran,
edhe Edi Rama,
veshur partizan!.

Rama e do shumë,
Ditën e Clirimit,
se flé në krevatin,
e Babë Myslimit!

Rama e puthiti,
bukur trajektoren,
kush ka partizanët,
ka edhe fitoret!

Këtu Ai është,
në sinorin tim,
sepse partizanët,
janë fiksimi im!

Janë fiksimi im,
ata dhe dëshmorë,
dhe për t'i nderuar,
nuk pres veÇ Néndorët!

Po ti Sali ziu,
e pagove shtrënjtë,
guxove dhe preke,
Ç,kemi më të shtrënjtë!85.

C'kemi më të shtrënjtë,
o Sali mavria,
ndaj të doli kundër,
e gjithë Historia!

Mund të thotë këtu,
një mëndje debile,
se gjithë lufta jonë,
qe një luftë civile!

Cuditem pse pika,
ende s'të ka rënë,
as armiqtë e Kombit,
këtë s'e kanë thënë!

Njohu Aleanca,
gjithë Ç'u bë këtu,
shkruan faqe turpi,
ballistët e tu!

Ballistë e zogistë,
tek ty u ngujuan,
dhe pse me pushtusin,
armët i bashkuan!

Ndaj dhe të groposëm,
keq more xhaxha,
se je një zogist,
je një nga ata!

Gjersa me ta emrin,
e ke në një list,
je pa diskutim,
bashkëpuntor fashist!

Në një ditë t'u mblodhën,
që të gjitha tok,
the se na sfidove,
me një palo Zog!

Po dhe Historinë,
neve do ta ndreqim,
atë mumje turpi,
garant do ta heqim!

Dhe nuk do të lëmë,
t'ja fillosh ham-hum,
do t'i ndreqim gjërat,
me Referendum!

VeÇ Referendumi,
e vë në vënd nderin,
jo veÇ pë Merhumin,
po dhe pér Enverin!

Kështu bëhen punët,
që të vejë mbarë.
jo me VKM-ra,
që merr njé i marrë!
 
Si mund të ketë bust,
kusar-tradhëtari,
dhe mos ketë Enveri,
që qe Komisari!

Të thash pak më lart,
mos fillo ham-hum,
këto punë bëhen,
me Referendum!

Unë votoj Enverin,
sido që të flasësh,
ti voto kusarin,
dhe prapë do humbasësh!

Iku dhe kjo natë,
dielli po lind,
ndaj po e mbyll fiks,
tek strofa njëqind!

Fund,

SHENIM I AUTORIT 
Pamvarësisht se "Epopeja e Sali Berishës" është botuar në tri pjejë në dt 24,25 dhe 26 Gusht ,ajo është shkruar e gjitha në datën 23 Gusht,pa ndërprerje në harkun e rreth 3 orëve. Falenderoj të gjithë ata që e lexuan dhe e pëlqyen,me premtimin se ky nivel do të ruhet konstant edhe në vijim.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë