Poezia e Arben Dukës e shkruar posaçërisht për "Shqiptarja.com".
PJESA E PARE
(PJEJA E DYTË)
A e din ti Salë,
bosi i çifligut,
humbe mijra vota,
nga Heronjtë e Vigut!
U vure çengelin,
krej pa turp i shkule,
ndaj e gjithë Shkodra,
ta dha mu në lule!
U ngrit vrik nga gjumi,
këputi vargonjtë,
guxuat dhe vutë,
dorë mbi Heronjtë!
Ata dhanë jetën,
gjakun për liri,
ti vodhe dhe vrave,
o mortja Sali!
Vërteté s'besoj dot,
si kini guxuar,
gjaku i Heronjve,
keq ju ka mallkuar!
Ende s'besoj dot,
si guxuat vallë,
gjaku i tyre rjedh,
në mijra të gjallë!
Rruga "Katër Shkurti",
nga ju u ndërrua,
në njëzet e tre,
keq u rrebelua!
Ti që historinë,
me të zezë e ngjeve,
u bëre tamam,
njé farë Xhafer Deve!
Xhaferrit që vrau,
shtëpi më shtëpi,
epo Xhafer Devën,
s'e voton njeri!
Eh,more Berishë,
lumi të të marri,
gjer edhe dëshmorët,
t'u ngritën nga varri!
Ti na imponove,
me zor mender mbretin,
veç kur u votove,
e pe kijametin.
Ti ke bërë hatara,
hatara o lumë,
dhe tridhjetë përqind,
ke marrë ca si shumë!
Askush s'ta harroi,
si vodhe Bashkinë,
ndaj dhe në Tiranë,
të grinë or të grinë!
Unë popull sovranit,
i thoshja Çdo ditë,
shikoni Ç'po bën,
kjo tufë me bandit!
Me mëndje në kokë,
Sali u votua,
asnjë poshtërsi,
jo nuk t'u harrua!
Po ti vetes vetë,
ja kishe bërë varrin,
atë ditë që vrave,
njerzit dhe Janarin!
Derdhe gjak shqiptari,
o zotni Salush,
vrasjet prapa gardhit,
nuk t'i fal kurkush!
Atë ditë ti vrave,
seicilin nga ne,
ndaj të ra votimi,
në koké si rrufe!
Dhe kur kriminelët,
dolën të pafajshëm,
rebelimi ynë,
qe vërtetë i skajshëm!
Me ju kaluam,
Çdo cak të durimit,
ndaj një zjarr vigan,
i dhamë rebelimit!
Mendoje se hanim,
veÇ përshesh më lugë,
dhe do na gënjeje,
me ca palo rrugë!
Nuk fitoje kurrë,
gjithnjë ta kam thënë,
dhe autostradën,
ta Çoje në Hënë! .
Kush Çan kokë për rrugët,
more lumëzi,
në një vend pa paqe,
dhe pa drejtësi!
Kush Çan kokë për rrugët,
more ditëzi,
në një vend pa rend,
dhe me kusëri!
Kush Çan kokë për rrugët,
more mëndje shkretë,
në një vend pa punë,
dhe pa dinjitete!
Në një vend pa punë.
dhe pa dinjitet,
dhe ku shteti vret,
popullin e vet!
Që kërkoje vota,
thjeshtë ishe i marrë,
kur gjithë vendi bëhet,
biznes familjar!
VeÇ popujt o Salë,
janë kudo të shënjtë,
kush guxon me ta,
e paguan shtrënjtë!
E paguan shtrënjtë,
dhe bufi e di,
ja siÇ e pagove,
fjala vjen dhe ti!
Po ti vazhdon ende,
të na provokosh,
kakaris Çdo ditë
si palo kokosh!
Ti tani ke cofur,
kot na hiqesh xhind,
them se do të biesh,
gjer në dhjetë përqind!
Për dy vjet do jemi,
shumë më të fortë ne,
dhe s'të ndìhmon dot,
as shtëpi e re!
Nuk të ndihmon dot,
Shtëpia Qëndrore,
do jesh shumë më keq,
në zgjedhjet vendore!
Pjesa e tretë publikohet nesër
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
PJESA E PARE
(PJEJA E DYTË)
A e din ti Salë,
bosi i çifligut,
humbe mijra vota,
nga Heronjtë e Vigut!
U vure çengelin,
krej pa turp i shkule,
ndaj e gjithë Shkodra,
ta dha mu në lule!
U ngrit vrik nga gjumi,
këputi vargonjtë,
guxuat dhe vutë,
dorë mbi Heronjtë!
Ata dhanë jetën,
gjakun për liri,
ti vodhe dhe vrave,
o mortja Sali!
Vërteté s'besoj dot,
si kini guxuar,
gjaku i Heronjve,
keq ju ka mallkuar!
Ende s'besoj dot,
si guxuat vallë,
gjaku i tyre rjedh,
në mijra të gjallë!
Rruga "Katër Shkurti",
nga ju u ndërrua,
në njëzet e tre,
keq u rrebelua!
Ti që historinë,
me të zezë e ngjeve,
u bëre tamam,
njé farë Xhafer Deve!
Xhaferrit që vrau,
shtëpi më shtëpi,
epo Xhafer Devën,
s'e voton njeri!
Eh,more Berishë,
lumi të të marri,
gjer edhe dëshmorët,
t'u ngritën nga varri!
Ti na imponove,
me zor mender mbretin,
veç kur u votove,
e pe kijametin.
Ti ke bërë hatara,
hatara o lumë,
dhe tridhjetë përqind,
ke marrë ca si shumë!
Askush s'ta harroi,
si vodhe Bashkinë,
ndaj dhe në Tiranë,
të grinë or të grinë!
Unë popull sovranit,
i thoshja Çdo ditë,
shikoni Ç'po bën,
kjo tufë me bandit!
Me mëndje në kokë,
Sali u votua,
asnjë poshtërsi,
jo nuk t'u harrua!
Po ti vetes vetë,
ja kishe bërë varrin,
atë ditë që vrave,
njerzit dhe Janarin!
Derdhe gjak shqiptari,
o zotni Salush,
vrasjet prapa gardhit,
nuk t'i fal kurkush!
Atë ditë ti vrave,
seicilin nga ne,
ndaj të ra votimi,
në koké si rrufe!
Dhe kur kriminelët,
dolën të pafajshëm,
rebelimi ynë,
qe vërtetë i skajshëm!
Me ju kaluam,
Çdo cak të durimit,
ndaj një zjarr vigan,
i dhamë rebelimit!
Mendoje se hanim,
veÇ përshesh më lugë,
dhe do na gënjeje,
me ca palo rrugë!
Nuk fitoje kurrë,
gjithnjë ta kam thënë,
dhe autostradën,
ta Çoje në Hënë! .
Kush Çan kokë për rrugët,
more lumëzi,
në një vend pa paqe,
dhe pa drejtësi!
Kush Çan kokë për rrugët,
more ditëzi,
në një vend pa rend,
dhe me kusëri!
Kush Çan kokë për rrugët,
more mëndje shkretë,
në një vend pa punë,
dhe pa dinjitete!
Në një vend pa punë.
dhe pa dinjitet,
dhe ku shteti vret,
popullin e vet!
Që kërkoje vota,
thjeshtë ishe i marrë,
kur gjithë vendi bëhet,
biznes familjar!
VeÇ popujt o Salë,
janë kudo të shënjtë,
kush guxon me ta,
e paguan shtrënjtë!
E paguan shtrënjtë,
dhe bufi e di,
ja siÇ e pagove,
fjala vjen dhe ti!
Po ti vazhdon ende,
të na provokosh,
kakaris Çdo ditë
si palo kokosh!
Ti tani ke cofur,
kot na hiqesh xhind,
them se do të biesh,
gjer në dhjetë përqind!
Për dy vjet do jemi,
shumë më të fortë ne,
dhe s'të ndìhmon dot,
as shtëpi e re!
Nuk të ndihmon dot,
Shtëpia Qëndrore,
do jesh shumë më keq,
në zgjedhjet vendore!
Pjesa e tretë publikohet nesër
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)






