Këto janë skenat e pabesueshme  të një video që tregojnë një aeroplan saudit i cili tenton të përpara një stuhie masive të rërës e cila kishte mbuluar pjesën e fundit të pistës.

Sipas mediave të huaja, aeroplani i cili besohet të jetë një Airbus A320, u ul në aeroportin Jazan në jug të vendit. Pamjet, të cilat thuhet se u morën nga kabina, tregojnë se aeroplani është goditur nga era duke iu afruar pistës.

Megjithatë, piloti gjatë zbritjes së  avionit në pistë nuk ishte në gjendje të shihte kullën e kontrollit të aeroportit, e cila ishte mbuluar me rërë.
Disa sekonda pasi aeroplani prek tokën, pamjet tregojnë zhdukjen e pamjes dhe momentin kur pilotët ngadalësojnë aeroplanin duke ndjekur vijën e bardhë në pistë.