Era e fortë shkatërron rrjetin dhe shtyllat elektrike në Lezhë, ndërpritet disa herë energjia! OSHEE: Po punojmë

Mijëra banor të Lezhës kanë ngelur pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në rrjet nga era e fortë që po shoqëron këtë rajon prej 2 ditësh. Sipas burimeve që prej mbrëmjes të së dielës ka mungesë energjie në fshatrat e Zadrimës si dhe të njësive administrative Kolsh e Zejmen.

Kjo situatë ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e banorëve të këtyre zonave në këtë kohë karantine të krijuar nga koronavirusi. Nga ana tjetër punonjësit e Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Në disa zona është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike, ndërsa po punohet intensivisht për të rikthyer sa më parë energjinë në të gjitha zonat ku aktualisht mungon. Me përkeqësimin e kushteve atmosferike, ndërprerjet e energjisë elektrike janë një refren i vazhdueshëm në Lezhë, e kjo vjen nga amortizimi i rrjetit dhe ndërhyrjeve me cilësi të dobët atje ku ka patur investime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Stuhi në Lezhë, ndërpritet disa herë energjia elektrike! OSHEE: Po punojmë pavarësisht motit të keq

Për shkak të motit të keq, me erë të fortë dhe stuhi, u shkaktuan dëme në rrjetin elektrik ajror ku gjatë ditës së djeshme ka pasur disa herë shkëputje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE dëme ka pasur në shtylla dhe përcjellës, kryesisht në zonat rurale, ndërsa thekson se vijon puna pa ndërprerje për normalizimin e situatës.

"Energjia elektrike është rikthyer dhe shkëputur disa herë për shkak të stuhisë, e cila shkëput telat. Pavarësisht motit dhe terrenit, nuk është ndaluar në asnjë çast puna", shprehet OSHEE.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?