SHKODËR -  Një 34 vjeçar është mbytur në ujërat e Velipojës ndërsa po peshkonte së bashku me një tjetër peshkatar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 10.35 minuta, kur varka me 2 peshkatarët Altin Lleshaj 34 vjec dhe Igor Ceraj është përmbysur si pasojë e dallgëve të forta. Për pasojë Lleshaj nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën në këto ujëra, ndërsa peshkatari tjetër ka mundur të dalë në breg me not. Ai ka lajmëruar edhe policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
 
Por si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike nuk kanë mundur të nisin kërkimet.
 
Bashkëshortja e 34-vjeçari Besa Lleshaj i bën thirrje shtetit shqiptar t’i ndihmojë në kërkime që të gjejnë trupin e pajetë të të riut.
  
Dy të rinjtë kishin dalë për peshkim ashtu si herët e tjera ndërsa moti i keq dhe dallgët kanë rezultuar fatale për 34- vjeçarin i cili humbi jetën. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)