Nuk janë fort për respekt komentatorët, të cilët e shijojnë dhe e shfaqin pa pikë modestie mburrjen e “të pasurit të drejtë”, pasi t’u jetë përmbushur ndonjë parashikim, duke rikujtuar, madje edhe duke e ribotuar të tërë ndonjë shkrim të mëhershëm me profecitë e tyre.
Por, mbrëmjen e një dhjetorit, teksa po kumtoheshin rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit, pothuaj se nuk po u besoja syve dhe veshëve se - të mos quaj, pra, parashikim – një shpresë atëherë ende e zbehtë - e shfaqur një muaj para zgjedhjeve me pyetjen retorike: a mund të jenë këto zgjedhje, nga të cilat PDK do të mund të dalë humbëse, ndërsa në zgjedhjet qendrore, sipas lëvizjeve tektonike të filluara, të pësojë fiasko të plotë? – tash po fillonte të bëhej realitet.
Në të vërtetë, po ndodhte më shumë se kaq: votuesi kosovar më në fund ishte zgjuar si ai xhindi nga llamba magjike dhe po bënte atë që në shtypin tonë u quajt me të drejtë “tërmet zgjedhor”, duke i ndëshkuar gjithandej pushtetet lokale, dhe duke i bërë si humbësit më të mëdhenj Partinë Demokratike të Kosovës e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe, për të dëshmuar se në përcaktimin për ndryshime ka koherencë - edhe Isa Mustafën nga kreu i Prishtinës.
Ndoshta shprehjen më të mirë të asaj që po ndodhte e bëri Eliza Hoxha, me postimin në Face Book të këngës së mahnitshme "Wind Of Change" (Era e ndryshimit) të “Scorpions”-ëve, vargjet e të cilës, “më merr në magjinë e çastit/ në lavdinë e natës”, thuajse këtë herë ishin shkruar për ne dhe mu për këtë mbrëmje.
Ishte tepër e dhimbshme të dëgjohej kjo këngë në vitet e nëntëdhjeta. “Era e ndryshimit”, e cila po e përfshinte tërë Evropën Lindore, në vendet e të cilës po shkrinte akullnaja dyzetvjeçare e komunizmit moskovit – epokë të cilës i kushtohet kënga, - për fat të keq, nuk po e përshkonte edhe Kosovën, e cila mbahej fort, e përgjakur në kthetrat e regjimit grabitqar të Millosheviqit. Për ta shqitur prej tij, Perëndimit iu desh të përdorte goditjen përfundimtare, bombardimet e NATO-s, me të cilat u mposht grabitqari, por edhe preja e tij u nxor me shumë plagë.
Në të 99-ën, Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur, por edhe pas kaq vitesh jo edhe atë që në kohën e sotme e bën lirinë kuptimplotë: demokracinë, shtetin e së drejtës, zhvillimin, prosperitetin. Disa komandantë, siç u dëshmua shpejt, më shumë se lirinë, për të cilën thonë se kishin luftuar, si dikur partizanët e Titos e të Enverit, e donin pushtetin dhe mirëqenien personale.
Ndaj, siç e tha mjaft mirë këto ditë shkrimtari Kim Mehmeti - në dyert e institucioneve më të larta shtetërore, e vunë mbishkrimin – ‘Mos prek – UÇK’. Kosovës me gjasë i erdhi e papritur kjo valë grabitqare dhe tërë këtë periudhë të pasluftës, më shumë se kundërvënia, e karakterizon adaptimi ndaj këtyre rrethanave. Me kohë, shoqëria kosovare, dikur heroikisht zemërgjerë e solidare, u shndërrua në një shoqëri shpirtngushtë e të rrënuar moralisht, aq sa gara për poste udhëheqëse u shndërrua në shtyrje të hapëta për zhvatje e abuzime. Lakmia e grykësia kishin fituar më së shumti liri.
Tash, më në fund, në Kosovë po lind edhe zgjedhësi. “E drejta për shprehjen e mendimit është e rëndësishme vetëm nëse jemi në gjendje të kemi mendimin tonë; çlirimi nga autoriteti i jashtëm është fitim i përhershëm vetëm nëse kushtet e brendshme psikologjike janë të atilla sa të jemi në gjendje të vendosim individualitetin tonë”, thoshte Erich Fromm. Në analogji me këtë, votuesi kosovar më në fund duket se i ka flakur prangat psikologjike që e mbajnë të lidhur për grupin e klanin dhe, tash e tutje, në bazë të pozitës së tij sociale, do t’i jep frymë vullnetit individual dhe gjykimit së tij.
U mbetet politikanëve që t’i vënë vesh kësaj “ere ndryshimi” dhe ta ndjenjë – siç thotë kënga – të ardhmen në ajër, e cila po ndjehet gjithkah, tek fryn bashkë me erën e ndryshimit...
/Shqiptarja.com