Beteja me flakët vijon në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenije, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.
Sipas informacioneve nga terreni, vatra e zjarrit po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.
Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar sërish operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve.
Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.
Lajmi kryesor:
Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)










