Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot dekoroi Era Istrefin me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Pas sukseseve të shumta të saj së fundmi dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror në këngën zyrtare "Live it up", në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith. Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, këngëtarja u dekorua për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës në botë.
“Kjo medalje më motivon edhe më shumë që ta promovoj Kosovën sa më shumë që të mundem në të ardhmen. Faleminderit zoti president, Hashim Thaçit, për medaljen. Ndjehem mëse e nderuar që kjo vjen prej vendit tim, prej Kosovës në të cilën jam rritur. Për mua është një ekstra motivim për të ardhmen që të punoj edhe më shumë. Jemi një vend me një popull tepër bujar dhe shumë të mirë,”- tha Era. Ajo gjithashtu i kishte sjellë një dhuratë Thaçit, një top futbolli të sjellë nga Finalja e Botërorit.
Ajo që ra në sy gjithashtu ishte edhe veshja e Erës, një këmishë-fustan me dy të çara anash. Këngëtarja shihet se vihet në siklet në momentin kur lëviz këmbët, pasi ekspozon më shumë seç duhet.