Era Istrefi lidh kontratë 1,5 milion
dollarë me Sony dhe Ultramusic

Era Istrefi lidh kontratë 1,5 milion<br />dollarë me Sony dhe Ultramusic
E cilësuar si një këngëtare e veçantë, e veçantë në stil, e veçantë në muzikë, por edhe një vajzë që edhe në intervista paraqitet më ndryshe, Era Istrefin nuk do ta shihni më vetëm në skenën kosovare.

Tashmë ajo do të bëj karrierë edhe ndërkombëtare. Këngëtarja këtë javë ka nënshkruar me kompaninë më të madhe të muzikës në botë, Sony Entertainment.

Menaxheri i Erës, Faton Shoshi, në një prononcim për Express ka thënë se marrëveshja është nënshkruar në mes të kompanisë së tij “Nesër” dhe dy kompanive të Sony Entertainment.

 “Ne kemi nënshkruar me Wolfgang Box, që është nënpresident ekzekutiv i A&R tek Sony Music International, si dhe me Patrick Moxey, që është president në Sony dhe Ultramusic. Ultramusic është pjesë e Sony Publishers”, ka thënë Shoshi për Rozë.

Sipas kompanisë “Nesër”, vlera e kontratës është 1.5 milionë dollarë. Producentët me famë botërore, Kygo, Stargate, Danny Blanco, Robin Schulz dhe producenti nga Kosova, Big Bang, do të përkujdesen për albumin e ri të Erës.
era istrefi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'