ERAWEB, studime mjekësie në BE

ERAWEB, studime mjekësie në BE
Përmes programit të bursave ERAWEB, shumë studentë nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë janë duke ndjekur studimet e tyre në universitet më të njohura në Europë. Mund të na tregoni diçka më shumë rreth këtij projekti?

Projekti ERAWEB është pjesë e projektit Erasmus Mundus, një projekt i Bashkimit Europian. Është një progam që mundëson shkëmbime akademike midis 6 universiteteve të Ballkanit perëndimor dhe 5 universiteve në Hollandë, Gjermani, Austri dhe Itali. Fokusi i ERAWEB është mbi shkencat mjekësore. Përmes programit ERAWEB, studentët dhe profesionistë të fushave mjekësore në ballkanin perëndimor mund të përmirësojnë aftësitë e tyre kërkimore në studimin e faktorëve që influencojnë shëndetin e popullatës. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është zhvillimi i ndërhyrjeve të mundshme në problemet e shëndetit.

ERAWEB është një mundësi shumë ë mirë për vijuar studimet në një nga univeristetet më të mira në Europë për një periudhë nga 4 deri në 36 muaj. Ne ofrojmë bursa studimi për studentët që s'janë diplomuar ende, në nivel master, doktoraturë dhe post-doktoraturë. Ofrojmë bursa edhe për stafin akdemik.Ky program stimulon zhvillimin e vendeve të Ballkanit perëndimor duke rritur aftësitë akademike të studentëve, studiuesve dhe stafit pedagogjik. Pas mbarimit të studimeve, ata mund t'i aplikojnë këto njohuri në vendin e origjinës.

Cilat janë fushat e studimit dhe kush mund të aplikojë?
Në këtë periudhë të ndryshimeve të shpejta në fushat mjekësore, është e domosdoshme që vendet e Ballkanit perëndimor të ndjekin ritmin e këtyre zhvillimeve dhe të përballojnë sfidat e shëndetit. Kjo perspektivë ndërkombëtare është e një rëndësie madhore për faktin se në një kontekst ndërkombëtar, problemet e shëndetit janë të lidhura ngushtë.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën SHQIPTARJA.com(print), 27 dhejtor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…