Gjykata e Tiranës la të lirë shtatë vajzat e huaja të arrestuara pak ditë më parë si pjesë e një grupi që ushtronin prostitucion. Gjykata dha masën “detyrim paraqitje” për Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe, Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, Beisi Yusmar Rojas Ruiz 30 vjeçe.

Ato deklaruan para gjykatës në seancën për caktimin e masës se kanë ardhur në Shqipëri me dëshirë për të punuar si eskorta, ndërsa klientët i pronotonin përmes internetit.

6 vajzat e huaja kishin ardhur nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, ndërsa kolumbiania Beisi Yusmar Rojas Ruiz, 30 vjeçe, ishte organizatore e grupit. Vajzat akomodoheshin në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

Gjithashtu policia ka vënë në hetim 4 shtetas shqiptarë që u kishin dhënë me qira banesat e tyre, pa deklaruar në organet tatimore.

Pasaportat e vajzave