'Erdhi' dimri/ Bie dëbora e parë në Korçë, zbardhet Dardha (VIDEO)

Korçë-Nisin në junglindje të Shqipërisë reshjet e para të dëborës për këtë vit. Mësohet se reshjet kanë nisur vetëm pak minuta më parë në lartesitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit.

Kryesisht te përqendruara në fshatin turistik të Dardhës, në majën e Bigllit. Aktualisht reshjet e dëbores po bien me intesitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen në terren.

Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit. Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celcius, ndërsa reshjet priten të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Xh.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 15/11/2024 18:52

    O shyqyr se mga geli lakrori pa shitur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës