Qeveria greke ka shumë të 'drejtë' që do zgjerohet 12 milje duke marrë nga deti Jon.

Zyrtarisht ajo ka në xhep firmën e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, si dhe koalicionit “opozita e bashkuar” me grekët e PBDNj.

Nëse ka njeri që nuk më beson le të lexoj vendimin e shkarkimit të Parlamentit Berisha në 2011 nga posti im i KLD:

Kreshnik Spahiu të shkarkohet nga funksioni i zv/kryetarit KLD për kapërcim kompetencash në dëm të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke dhe ndërhyrje anti-ligjore në çështjen e delimitimit kufijve detar Shqipëri-Greqi.

Tonet nacionaliste të artikuluara nga zv/kryetari KLD Kreshnik Spahiu kanë ndikuar në bashkëjetesën vëllazërore të emigrantëve shqiptar me popullin grek.

Për këto arsye Kuvendi Shqipërisë propozon shkarkimin e z.Kreshnik Spahiu nga detyra”

“Erdhi dita” Lulzim

E firmose si Ministër i Jashtëm.

Ekzekutoje si Kryeministër sepse Athina po nis të festojë sa më shumë pushteti yt të afrojë!

(FOTO: Gjatë shkarkimit tim në parlamentin Berisha dhe Lulzim Basha duke firmos faljen 12 milje në detin Jon)