Erdhi ftesa për dasëm…

Erdhi ftesa për dasëm…

Në datën kaq…kemi kënaqësinë…filan vend…çift…djali ynë me vajzën… T’i kemi të pandarë! Po hajde ndajmë mendjen, se nuk ndahemi mirë me këtë shtesë të paparashikuar në buxhetin e gushtiti. Të shkon dasma sa një javë pushime në Durrës…buzëqesh, mund të shkonte sa një javë në Palasë.

Laps e letër. Fillojmë. Naftë vajtje ardhje=100 mijë. Shpenzime operative=50 mijë. Drekë rrugës=Nuk shpenzojmë, do hamë në darkën e dasmës edhe për drekë

Tualet, stukime, flokë, thonj, gishta=150 mijë

Fustan i ri=Sherri zgjat tre ditë. E pambyllur si çështje.

Këpucë të reja grash, nuk ka diskutime=150 mijë

Këpucë të reja burrash, tek dyqani afër furrës së bukës=45 mijë

Zarfi i dasmës=I pavendosur do pyesim të tjerët sa do hedhin ata.

Lekët që do hidhen kur kërcen çifti=50 mijë?! Pse jevgj jemi ne. 100 mijë? Në dasmën e njerëzve të tu hodhe 250 mijë 10 dhe 20. Ok i barazojmë. 250 mijë. Po pse nuk i fusim në zarf?! Zarfin e sheh vetëm një, paratë në tokë të shkelura me këmbë i shohin të gjithë.

Harruam gjë?

Tëmën si kanë ardhur punët! Janë bërë dasmat shqiptare për t’i kuotuar në bursë. Lapsin në dorë e kemi, bëjmë llogaritë e sebepxhiut: Ka ftuar 300 vetë. Minimumi 500 mijë shpenzime çifti? 75 milionë. Ç’bëhet mor ç’bëhet!

(Ky shkrim është fryt i fantazisë së autorit. Nuk ka lidhje me asnjë person real. Ngjashmëritë që mund të hasen janë rastësore)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 02/08/2022 14:33

    Quhet sindrome inferioriteti. BOTA duhet te thote se une sjam fukara,pa le se ha buk e uje,vec bota mos ta dije. E kunderta ndodh neper vendet tjera,bota duhet ta dije qe une nuk shperdoroj as edhe nje cent,sepse keshtu te vlereson. Keni pare qe gangsterat hallakaten me video para e zinxhire,por bill gates jo,as edhe bankiere e miliardere jo,as konta e princesha,jo Shqiptari maje gomari,pooooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot