'Erdhi në shtëpinë e tyre dhe iu bëri terror, të pranishëm edhe fëmijët' / Kryeplaku rrëfen si vjehrri vrau dhëndrin, pasi i kishte prerë veshët djalit të tij

'Erdhi në shtëpinë e tyre dhe iu bëri terror, të pranishëm edhe fëmijët' / Kryeplaku rrëfen si vjehrri vrau dhëndrin, pasi i kishte prerë veshët djalit të tij

Kryeplaku i fshatit Topojan, Vehbi Shehu

Një person vdiq dhe dy të tjerë u plagosën në Bulqizë për shkak të një konflikti të agravuar familjar, që sipas kryeplakut të fshatit Topojan ka lindur 3-4 muaj më parë. (Lexo këtu)

Ditën e djeshme, Adriatik Jella i preu veshët kunatit të tij, Baftjar Çidhnokut në Maqellarë e më pas, në orët e vona të mbrëmjes, ai ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes në Topojan për ta marrë këtë të fundit për në banesën e tij. 

Kryeplaku i fshatit Topojan, Vehbi Shehu tregoi për Report Tv kronologjinë e ngjarjes së ndodhur në shtëpinë e vjehrrit të Adriatik Jellës në Topojan, Veli Çidhnokut.

"Nuk kam qenë në vendngjarje por di të them që ka ndodhur në orën 18:00 të mbrëmjes. Ka ardhur Jella, viktima, u ka bërë terror atyre, në fund është ndeshur me mikun e Veli Çidhnakut, Flamur Delishin, dhe e ka qëlluar me thikë, në qafë dhe dy herë në brinjë. Flamur Delishi është miku i familjes së atij që iu prenë veshët. Adriatik Jella ka bërë terror tek banesa, e ka qëlluar Flamur Delishin me thikë, ky është dërguar sëbashku me vëllain e tij në Spitalin e Tiranës. Adriatik Jella u sulmua nga Veli Çidhnoku me dru në kokë", u shpreh kryeplaku i fshatit.

Shehu bëri të ditur se konflikti familjar ka nisur përpara 3-4 muajsh, për shkak se bashkëshortja e kishte braktisur.

"Bashkëshortja e ka lënë, ka nja tre muaj, ka dy fëmijë me të. Ai kërkonte që ta merrte përsëri, aty ka pasur konflikte, nuk ia kanë dhënë, për këtë arsye ka ndodhur ngjarja", u shpreh ai, duke shtuar se gjatë konfliktit kanë qenë prezentë edhe fëmijët.

Vehbi Shehu bëri të ditur se Adriatik Jella është dërguar i gjallë në Spitalin e Peshkopisë, cka lë të kuptohet se ka ndërruar jetë në ambientet spitalore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë