Ngjarje e rëndë në Bulqizë/ Nuk pranuan t'i jepnin nusen, i pret veshët kunatit dhe plagos një tjetër, dhëndri vritet nga vjehrri (Emra+Foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë. Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, për shkak të një konflikti të agravuar brenda familjes. 

Viktima, i cili ka shkaktuar plagosjen e dy personave, është Adriatik Jella. Jella mësohet se ka qenë në burg përpara dy muajsh dhe se është liruar së fundmi.

Report Tv raporton se sherri ka pasur zanafillën në Maqellarë, aty ku dhëndri i ka prerë veshët me thikë vëllait të gruas, Baftjar Çidhnokut. Në orët e vona të mbrëmjes ai ka shkuar në fshatin Topojan të rrethit Bulqizë për të marrë bashkëshorten tek prindërit e tij, por atje ai ka hasur rezistencën e vjehrrit dhe të afërmve të këtij të fundit. Kjo rezistencë u shndërrua më pas në përleshje, që përfundoi me vdekjen e tij dhe plagosjen e njërit të afërm të Veli Çidhnokut, Flamur Delishit.

Sipas njoftimit policor, vjehrri, Veli Çidhnoku, 68 vjeç, është arrestuar për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, ndërsa dy vëllezërit, Flamur Delishi dhe Gani Delishi, të cilët u përfshinë së bashku me Çidhnokun në përleshje me viktimën, janë arrestuar për veprën penale të ‘vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

Viktima Adriatik Jella dhe i plagosuri Baftjar Çidhnoku

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prok: 29/12/2018 10:54

    Dhendrri kriminel mori shperblimin qe meritoi. Vrasje pa paramendim, vetembrojtje. Dy dure per nje koke. Nuk ka te drejte te shkoi ne shtepi te gruas se ndare dhe te terrorisoj familjen e tere. Keto gjera nuk lejohen as me ligje e as me Kanun. Lypesi gjetesi iku per lesh ky kriminel. Gjake i humbur.Askush nuk mund te mbroje sjeljen e tij kriminale.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 29/12/2018 09:38

    I lumt pushka atij që e ka vra. Qëkur na qënka vetëmbrojtja, vrasje ? Lirojini edhe ti dekoroni se e shpëtuan shoqërinë nga një e keqe më e madhe.

    Përgjigju
  • Sulo: 29/12/2018 08:28

    Cfare arrestimi mor aman? Po ku e keni pare ju qe te vije tjetri ne shtepi tju presi veshet dhe te mos mbrohesh?! Ne kete vend ndodhin çudira. Po a kemi a jo te drejte te vetmbrogemi ne rrethana te kesaj natyre??? Ku eshte pare qe te klasifikosh nje vrasje ne kushtet e vetmbrojtjes si vrasje per shkak te rrethanave familjare? Ti presesh veshet tjetrit eshte akt makaber e percmues. Cfare behet ne kete vend?!

    Përgjigju
  • Loni: 28/12/2018 15:08

    Ca behet keshto ore aman .Enver ku je?

    Përgjigju
  • Leshtori: 28/12/2018 15:01

    Jasha Kabuli!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 28/12/2018 14:51

    Ne cdo vend te mbrojtjes kjo quhet vetmbrojtje vec ktu jemi me ligjet si ne vjetnam

    Përgjigju
  • Pse?: 28/12/2018 12:37

    Mesjetë, Kanibalizëm,Horror.

    Përgjigju
  • Anonim: 28/12/2018 10:49

    E rende dhe e shemtuar..i ra me dru mbas kokes...vdiq apo jo?

    Përgjigju
    • Anonymous: 29/12/2018 11:19

      Quhet castle doctrine .vetembrojtje brenda mureve Te shtepise.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona