Erdhi për turizëm, Shqipëria rrezikon të ekstradojë pakistanezin e dënuar me vdekje (EMRI)

Erdhi për turizëm, Shqipëria rrezikon të ekstradojë pakistanezin e dënuar me vdekje (EMRI)

Gjykata e Tiranës

TIRANË - Muhammad Riaz ish pjesëtar i forcave të policisë në Pakistan, në një operacion të shkuar keq akuzohet se ka marrë pjesë në një vrasje që ka ndodhur në një kishë.

Kur u akuzua padrejtësisht, ai u largua në Britaninë e Madhe ku jeton prej 16 vitesh dhe kishte përfituar statusin e azilantit politik. Erdhi të hënën në Shqipëri për turizëm me bashkëshorten ku kishin planifikuar të shkonin në Ksamil, por 45 vjeçari u ndalua në aeroportin e Rinasit në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar nga Pakistani për dënim me vdekje.

Gjykata e Tiranës lejoi gjatë një seance me dyer të mbyllura paraditen e së enjtes, arrestimin e kërkuar nga prokurori edhe pse mbrojtja ngriti 3 çështje si kundërshtim, Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Pakistanin, bëhet fjalë për një dënim me vdekje dhe ky shtetas ka një status azilanti të njohur nga autoritetet britanike.

Tashmë pritet qëndrimi politik i Ministrit të Drejtësisë i parashikuar nga ligji brenda 10 ditësh dhe mbrojtësit e pakistanezit, avokat anglezë dhe shqiptarë do të apelojnë edhe tek autoritetet britanike rastin.

Shqipëria prej vitit 1998 ka hequr dënimin me vdekje dhe nuk i lejohet të ekstradojë shtetas që rrezikojnë jetën në vendin kërkues. Si i tille rasti në fjalë mund të apelohet drejtpërdrejt në gjykatën e Strasburgut në bazë të rregullit 39 të statutit të gjykatës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht

Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht