Erdhi pranvera, ja si ti “rikarikojmë bateritë”

Erdhi pranvera, ja si ti “rikarikojmë bateritë”
Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e temperaturave është normale të ndihemi të lodhur dhe më dembel se më parë. Por si do të mund ti rikarikojmë bateritë dhe të rifitojmë energjitë ? Hapi i parë është të rigjallërojmë dhe të pastrojmë trupin nga mbeturinat në brendësi të organizmit. Për të realizuar këtë nuk asgjë më të mirë sesa një regjim i bazuar në fruta dhe perime. Por përse me ardhjen e pranverës ndihemi të lodhur? Ndërrimi i stinëve është gjithnjë shkak lodhjeje  për organizmin tonë, i cili duhet tu përshtatet kushteve të reja atmosferike. Gjithashtu arsye të tjera janë fakti që nuk bëjmë gjërat që na pëlqejnë, mungesa e gjumit por edhe toksinat e ndryshme në trupin tonë. Ndikim kanë edhe problemet e ndryshme personale që ka gjithësecili  prej nesh.

Ja çfarë duhet të konsumoni më tepër në këtë periudhë:
 
Frutat të ndihmojnë të rivitalizohesh
 
Ushqyerja me bazë frutash siguron më pak yndyra dhe më pak proteina duke ndihmuar sistemin tretës të pushojë. Një tjetër arsye për përdorimin e frutave ka të bëjë  edhe me  uljen e sasisë së sheqerit çka çon në uljen e acidetit.
 
Rrushi
 
Rrushi lufton aciditetin e organizmit dhe për këtë arsye pak nga pak pastron trupin nga lëndët toksike. Edhe fruta të tjera ndikojnë në këtë proçes por rrushi është i vetmi frut i cili ofron të gjitha vlerat ushqyese të barabarta me qumështin e gjirit tek fëmijët si dhe është një nga frutat me vlera të shumta energjike.
 
Limoni

Limoni përmban sheqerna që trupi i asimilon menjëherë pa patur nevojë ti tresë. Vitaminat e ndryshme dhe veçanërisht vitamina A, kontribuon në zhvillimin e indeve. Vitaminat B1 B2, dhe B3 fuqizojnë ekuilibrin nervor ndërsa vitamina C pakëson oksidimin. Limoni është gjithashtu një “mik” i mirë për mëlçinë.
 
 Qershitë

Falë kaliumit qershitë kanë aftësinë të pastrojnë organizmin. Magnezi shërben gjithashtu për të ushqyer qelizat nervore duke mbrojtur nga stresi dhe nga depresioni.
 
Mollët

Molla është e pasur me kripëra minerale dhe vitamina. Përmban ujë, sheqer të cilat janë mjaft të asimilueshme dhe vitamina të ndryshme. Lëkura është pjesa më e pasur e mollës pasi është e pajisur me më shumë vitamina krahasuar me frutat e tjera. Molla ndihmon në rritjen e metabolizmit, rigjeneron organet mbron sistemin nervor dhe lëkurën.
 
 Të mos hash
 
Të mos hash konsiderohet si metoda më e mirë për të rivitalizuar trupin por sigurisht është një nga më të vështirat. Kjo mund të praktikohet ndoshta një ditë në javë duke vepruar gjithnjë në këtë mënyrë që organizmi të mësohet.

Kura e luleshtrydheve
 
Luleshtrydhet kanë pak kalori pasi përmbajnë rreth 90% ujë dhe një sasi të limituar sheqeri. Gjithashtu janë të pasura me vitaminën C, kripëra minerale etj. Për këtë arsye ato ndikojnë në humbjen e peshës dhe  eliminojnë aciditetin në trup.

fruta perime

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës