TIRANË- Atmosfera festive ka filluar të ndihet në Tiranë. Mes këngëve dhe valleve popullore tradicionale të 'Tironës', janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri në kryeqytet.
Mes dhjetëra fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj tha se Pazari i Ri nuk do të jetë e vetmja qendër festive në Tiranë. Ai u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që mund të thonë se është shumë herët, pasi tradicionalisht pema e Vitit të Ri vendoset në datën 6 dhjetor.
Për Veliaj, e gjitha është bërë për të plotësuar dëshirën e fëmijëve pasi në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur dhjetëra kërkesa.
"Çdo ditë marrim nga 1000 letra në ditë dhe 1000 kërkesa në ditë, por këtë vit patëm një kërkesë dhe peticion nga të gjithë fëmijët e Pazarit të Ri që kemi qejf një çik më shpejt dhe ca njerëz thonin "po nuk ka lezet se akoma nuk është ftohur, nuk ka ardhur dhjetori" dhe pastaj ca të tjera dhe stafi po thonim "po mirë ne të gjithë këto gjërat e bukura i bëjmë për kalajmtë" meqë kanë qejf t'i ndezin më herët le t'i ndezim më herët", tha mes të tjerave Veliaj.