Presidenti Erdogan në një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin i bëri thirrje liderit të Moskës të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina.
Presidenti rus Vladimir Putin i përsëriti kolegut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan gatishmërinë e Moskës për të rihyrë në marrëveshjen për eksportin e sigurt të grurit nga Deti i Zi, vetëm kur Perëndimi të ketë përmbushur të gjitha detyrimet e tij ndaj Rusisë, të parashikuara nga marrëveshja.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord për një vizitë të këtij të fundit në Turqi. Kjo është bërë e ditur nga drejtoria e komunikimit të presidentit turk, pa specifikuar datën e vizitës. Javët e fundit Erdogan kishte deklaruar se Putin do të udhëtojë në Turqi gjatë muajit gusht.
Gjithashtu, Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar mbështetjen e homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan , për të eksportuar drithëra ruse dhe për të anashkaluar de facto sanksionet perëndimore, duke refuzuar të ringjallë marrëveshjen e eksportit të grurit të Detit të Zi që lejoi deri në mes të korrikut dërgimin e furnizimeve bujqësore të Ukrainës.
“Duke pasur parasysh nevojat ushqimore të vendeve më në nevojë, po zhvillohen opsione për të lejuar dërgesat e drithërave ruse”, thuhet në shënimin e Kremlinit duke iu referuar bisedës telefonike mes dy liderëve. "Ka një vullnet për të bashkëpunuar në këtë fushë me Turqinë dhe shtetet e tjera të interesuara," tha Kremlini.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm me dron rus në Kiev dhe në portin në Detin e Zi! Erdogan e konfirmon: Pres vizitën e Putinit në Turqi
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Vrasje të qëllimshme, ndërhyrje në zgjedhje e spiunazh, analiza e DW: Si funksionon lufta hibride e Rusisë! Metodat po bëhen më të sofistikuara
29 Nëntor, 09:43
-
Lufta në Ukrainë/ Katari po tenton të zgjerojë fushën e ndërmjetësimit mes Kievit dhe Moskës! Forcat ajrore të dy shteteve lëshojnë dronë njëra-tjetrës gjatë natës
29 Nëntor, 09:26
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
ShBA-ja i kërkon Ukrainës që të ulë moshën e shërbimit ushtarak në 18-vjeç
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump inteligjent, do gjejë zgjidhje! Do parandalojmë Kievin të ketë armë bërthamore! Zelensky: Kërkon të zhbëjë përpjekjet për paqe
28 Nëntor, 08:03
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24