Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan u dhuroi çdo lideri të vendeve të NATO-s, një pistoletë me emrin e secilit të gdhendur mbi të, si dhe një kuti me fishekë të vërtetë, gjatë Samitit të sotëm të Aleancës Trans-Atlantike në Ankara.
Ishte kryeministri britanik Keir Starmer i cili e zbuloi, teksa foli për gazetarët gjatë fluturimit të kthimit. Starmer tha se nuk mundi ta merrte armën me vete në Britani, pasi importimi i saj do të ishte i paligjshëm.
Për këtë arsye, pistoleta e Starmer do të mbetet në Ankara, ku do të hiqet nga qarkullimi, pavarësisht faktit se Erdogan kishte siguruar një letër personale për heqjen e kufizimeve të eksportit nga Turqia.
Sipas raportimeve, edhe vetë Starmer e cilësoi dhuratën e armëve si një zgjedhje të pazakontë dhe të papritur nga presidenti turk.
Nuk dihet nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s janë përballur me të njëjtat pengesa për marrjen e dhuratës.
Lajmi kryesor:
Samiti/ 70 mld € për Ukrainën! Trump: NATO më ka zhgënjyer, Italia ‘u soll keq’, Spanja aleat i tmerrshëm! SHBA ‘ok’ Kievit për prodhimin e raketave ‘Patriot’









