Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara, ku u konfirmua se takimi i ardhshëm i Aleancës Trans-Atlantike do të mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar mbajtjen e Samitit të radhës të NATO-s në Shqipëri si një moment historik, ministri Nufi tha se vendimi pasqyron besimin që aleatët kanë te vendi ynë.

Nufi shtoi gjithashtu se mbajtja e Samitit të radhës së NATO-s në Shqipëri, është vlerësim për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale.

"Një moment historik për Shqipërinë.

Vendimi për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri pasqyron besimin që Aleatët tanë kanë tek vendi ynë dhe vlerëson angazhimin tonë të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale.

Është një nder i madh të mirëpresim liderët e NATO-s dhe jemi të gatshëm ta përmbushim këtë përgjegjësi me krenari", ka shkruar Nufi në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Samiti i radhës i NATO-s do mbahet në Tiranë, Rutte: Do të vendosim për kohën! Rama: Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën (VIDEO)