Erdogan: Heshtja e ndërkombëtarëve për masakrën në Gaza është e turpshme

Erdogan: Heshtja e ndërkombëtarëve për masakrën në Gaza është e turpshme

1696166382_erdogan.jpg

Sulmet e Izraelit në Gaza përbëjnë një masakër, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në një bisedë telefonike me Papa Françeskun, Erdogan tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar ishte “e turpshme”.

“Të gjitha vendet duhet të ngrenë zërin kundër krizës humanitare në rajon”, tha Erdogan.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti akuzoi “ata që ofrojnë mbështetje të pakufizuar për Izraelin” për kryerjen e vrasjes së civilëve në Gaza. Ai dënoi vrasjet e civilëve të shkaktuara nga Hamasi më 7 tetor, por tha se grupi “nuk ishte një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar”, raporotn News Sky.

Deklarata  u hodh poshtë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat.

“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerret që ka parë e gjithë bota”, tha ai.

Erdogan ka anuluar një vizitë të planifikuar në Izrael, duke treguar pezullimin e përpjekjeve të normalizimit midis dy kombeve. Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin si një organizatë terroriste.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative

Wisner: Ambasada e SHBA mbështet gazetarinë investigative