Erdogan injoron të shtënat në ambasadën amerikane, deklarata para Bajramit: Me ekonominë po na godasin flamurin

Erdogan injoron të shtënat në ambasadën amerikane, deklarata para Bajramit: Me ekonominë po na godasin flamurin

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua të luftojë "sulmet ekonomike" kundër vendit të tij gjatë mesazhit të urimit në prag të ditës së Kurban Bajramit duke injoruar sulmin me armë që iu bë ambasadës amerikanë në Ankara.

Sulmet ndaj ekonomisë sonë nuk ndryshojnë nga sulmet e flamurit, qëllimi është i njëjtë, qëllimi është që Turqia dhe populli turk të gjunjëzohen dhe të mbahen në robëri.

 Erdogan

Më tej, Erdogan dha mesazhin e unitetit midis kombit turk.

Ata që u përpoqën të bënin Turqinë të përkuleshin para tyre duke përdorur grupe terroriste, tradhtarë midis nesh dhe komploteve, së shpejti do të shohin se Turqia nuk do të heqë dorë nga kurset e këmbimit.

Erdogan

Erdogan shprehu lutjet e tij edhe për të lënduarit në Palestinë, Siri, Azinë Jugore, Turkistan dhe pjesë të tjera të botës duke injoruar faktin që në orët e para të mëngjesit ambasada amerikane u qëllua me armë zjarri.

Sulmi drejt ambasadës amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë nuk janë në kohën e tyre më të mirë.

Presidenti Trump ka nxitur tarifat për importin e aluminit dhe çelikut në vend, ndërsa nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Uashingtonin për sulme të qëllimshme ndaj ekonomisë së Ankarasë për këtë arsye ai i ka kërkuar popullit të tij të heqë dollarin nga qarkullimi në mënyrë që edhe SHBA-të të ‘ndëshkohen’ për sulmet drejt Ankarasë zyrtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 20/08/2018 14:37

    Perballe nje lideri arrogant si Trump normale qe do dal in edhe te tjere,Merkel po normalizon marrdheniet me Putin ,Erdogan po perpiqet te marre rolin bosh te liderit ne Azine veriore,Kina dhe Irani po punojne ne pjesen e mbetur,Rezultati Lider Arrogante nje note me pak e sigurte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë