Erdogan kërkoi ‘luftë’ ndaj FETO-s, Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve të rëndësishme, por s’duhet ndërhyrë në punët e brendshme

Erdogan kërkoi ‘luftë’ ndaj FETO-s, Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve të rëndësishme, por s’duhet ndërhyrë në punët e brendshme

Tedi Blushi dhe Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar në një konferencë për mediat vizitën e presidenti turk Erdogan në vendin tonë. Duket se Meta kishte një mesazh për deklaratat e Erdogan, i cili kërkoi goditjen e FETO-s, të cilën Turqia e ka shpallur organizatë terroriste.

Meta tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të rëndësishme, por theksoi se nuk duhet të ndërhyhet në punët e brendshme të vendeve.

“Nuk kam asnjë koment të veçantë, për Partinë e Lirisë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë shumë të rëndësishme, ato duhet të respektojnë traditën historike midis dy vendeve, ato duhet të orientohen nga detyrimet e përbashkëta si anëtarë të NATO- s dhe njëkohësisht edhe nga vlerat Europiane, vlera mbi të cilat u themelua Turqia e Ataturkut, Presidentit të përjetshëm të Turqisë dhe njëkohësisht është shumë e rëndësishme që ato të bazohen gjithmonë në respektin e reciproktë dy vendeve, të dy popujve tanë dhe të udhëhiqen nga parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të dy vendeve.

Siç ju e dini, marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me Turqinë, janë dhe mbeten të rëndësishme. Unë pak kohë më parë pata një vizitë në Turqi ku takova të gjithë Udhëheqësit kryesorë të Opozitës, po kështu pak muaj më parë në një Samit Rajonal, morën pjesë figura shumë të rëndësishme të Politikës Turke si , ish- Kryeministri Davutoglu edhe të tjerë dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë pa asnjë paragjykim me të gjithë faktorët në Turqi që të çojmë përpara marrëdhëniet midis dy vendeve në bazë të atyre parimeve që theksova më parë”, tha Meta.

Meta e pati edhe një koment për deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, i cili u mor i pandehur nga SPAK, dy ditë pasi dorëzoi në Kuvend lënien e mandatit.

“Është e qartë që gjithmonë, duke qenë se Rama telekomandon gjithë lëvizjet e SPAK- ut dhe SPAK raporton çdo natë dhe çdo ditë tek Rama për persona, të cilët duhet të digjen se janë të panevojshëm dhe ka zëvendësues të këtij niveli plot në terren, ndodhin këto lloj kombinimesh, por nuk mendoj që ky është ndonjë lajm që meriton ndonjë koment”, tha Meta.

Ndërkohë, Presidenti i Partisë së Lirisë u ndal edhe tek dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, duke thënë se drejtësia është me dy standarde.

“Ajo që meriton koment është çështja e ish- Kryetarit të Bashkisë apo kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, të cilit duhet t’i ishte ndërprerë mandati që para zgjedhjeve, sepse atë e kapte dekriminalizimi, por jo gjë nuk ndodh, çdo gjë u zvarrit dhe tani është shumë interesant fakti që një deputet, siç është deputeti i nderuar Ervin Salianji është dënuar me një vit burg, ndërsa ky tjetri me shërbim pranë Komunitetit. Këto janë standardet e Ramaformës dhe të Narkodrejtësisë”, vijoi Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit