/ATSH-AA/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër ligjin e quajtur "Islami" i miratuar nga Parlamenti i Austrisë këtë javë, gjatë një fjalim në qendrën e Kongreseve "Halic" në Stamboll, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se me këtë ligj rregullohet statusi i muslimanëve në këtë vend evropian.
"Nga njëra anë flisni për traditën e drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërsa nga ana tjetër, bëni hapa që janë tërësisht në kundërshtim me këtë traditë", theksoi Erdogan në lidhje me ligjin e ri "Islami".
Presidenti turk përmendi gjithashtu rritjen e islamofobisë dhe paragjykimeve kundër muslimanëve në Perëndim, veçanërisht në Evropë.
"Incidentet janë shtuar. Duhet ti ndalojmë këto paragjykime," theksoi Erdogan.
Parlamenti austriak, pas një diskutimi të gjatë këtë javë miratoi me shumicë votash ligjin e quajtur "Islami" i cili ka për qëllim të ndalojë financimet nga jashtë të komunitetit mysliman në këtë vend, si dhe emërimin e Imamëve të huaj në xhamitë austriake.
Ligji i ri ka rregulluar ligjërisht disa nga të drejtat që ata tashmë përdorin, por nga ana tjetër ka vënë në pikëpyetje barazinë, lirinë fetare dhe të drejtën e muslimanëve për t'u organizuar.
Edhe kryetari i Bashkësisë turke Islame të Austrisë, Fatih Karadash theksoi se ligji "Islami" është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe të drejtën ndërkombëtare dhe se do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
"Ky ligj i miratuar nga Parlamenti i Austrisë do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese me arsyen se është në kundërshtim me parimin e barazisë së organizimit dhe përbën shkelje të lirisë së fesë", është shprehur Kryetari i Bashkësisë Turke Islame të Austrisë, Fatih Karadash.Kundër miratimit të këtij ligji ishin Partia e të Gjelbërve, NEOS dhe Partia Austriake e Lirisë, ndërsa pro miratimit të ligjit votuan përfaqësuesit e Partisë Social Demokratike (SPO) dhe Partisë Popullore (OVP).
/Shqiptarja.com