Një sondazh i publikuar sot parashikon një fitore të kryeministrit islamik, Recep Tayyip Erdogan, me 57 për qind, që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që për herë të parë në Turqi zhvillohen me votë popullore dhe jo nga parlamenti, siç ishte vepruar deri tani. Sipas sondazhit nga instituti "Konda" të publikuar sot nga e përditshmja turke "Yeni Safak" kandidati kryesor i opozitës, diplomati Ekmeleddin Ihsanoglu, i kandiduar nga partitë laike të së djathtës MHP dhe nga qendra e majtë, CHP do të marrë 34 për qind të votave. Ndërsa Selahattin Demirtas, nga Partia Kurde do të marrë vetëm nëntë për qind të votave. Gazeta "Haberturk" raporton se lideri i partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kilicdaroglu, ka deklaruar se sipas sondazheve të urdhëruar nga partia e tij Erdogan nuk duhet të fitojë raundin e parë. "Sondazhet që ne kemi tregojnë se do të kemi edhe një raund të dytë", tha ai. Shumë analistë e konsiderojnë fakt që Erdogan do të zgjidhet kreu i ri i shtetit./ ATSH/
/Shqiptarja.com












