Erdogan mat forcën me BE: Gabim i rëndë zgjerimi pa Turqinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se do të ishte një "gabim i rëndë" që Evropa ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit.
Presidenti i Turqisë, Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se do të ishte një "gabim i rëndë" që Evropa ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Do të ishte një gabim i rëndë për Evropën, e cila synon të jetë një forcë globale, ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit", tha Erdoğan gjatë një konference të përbashkët për media në Samitin Turqi-BE në qytetin Varna të Bullgarisë.
"Operacionet tona kundër terrorizmit jo vetëm që kontribuojnë në sigurinë tonë dhe të sirianëve por edhe në sigurinë e Evropës. Tani ne presim mbështetje të fortë (nga Evropa) për çështje të ndjeshme si lufta kundër terrorizmit, në vend të kritikave të paqëndrueshme dhe të padrejta", shtoi ai.
Po ashtu, Erdoğan tha se Ankaraja është duke shpresuar të fillojë procesi për të rinovuar bashkimin doganor me BE-në. Presidenti turk u bëri thirrje shteteve të BE-së të bashkëpunojnë për stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan dhe rajone të tjera të interesit ndërkombëtar.
"Ejani të punojmë se bashku për mundësimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan, që është rajon gjeografik i përbashkët. Ejani të thellojmë bashkëpunimin në çështje ndërkombëtare si Siria, Iraku, Palestina, Kudsi, Jemeni, Rohingya dhe Afrika. Ejani ta ndërtojmë së bashku Evropën si simbol i fortë i lulëzimit dhe stabilitetit", theksoi Erdoğan.
Samiti u mbajt nën udhëheqjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në Varna të Bullgarisë. Ndërkaq, kryeministri bullgar Bojko Borisov ishte nikoqir i Samitit si kryesues i Këshillit të BE-së.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Anija ‘Moliva’ me 2100 tonë mbetje, jepet leja për hyrje në Portin e Durrësit! Ja kur zbarkon dhe si do procedohet
7 Nëntor, 14:27
-
Durrës/ Anija me mbetje ende në radë, Prokuroria sqaron vonesat: Derisa të sigurohen kushtet e duhura! Kërkesë disa institucioneve që të vënë në dispozicion laboratorë për analizat
1 Nëntor, 16:50
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor, 16:13
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
ore i mjere,turqia nuk i takon evropes,por azise,se kurren e kurres evropa nuk pranon kultura e fe te shpellave arabe.
Përgjigju