Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë, 'ultimatum' Greqisë: Kurrë s'do të ...!

Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë, 'ultimatum' Greqisë: Kurrë s'do të ...!

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë (MGK), i cili zhvilloi një takim nën kryesimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial në Ankara, konstatoi se "është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Munbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përodrimi i vetë iniciativës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

MGK përmes një njoftimi me shkrim tha se gjatë këtij takimi janë shqyrtuar zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të cilat ndikojnë në sigurinë dhe paqen e Turqisë, si dhe çështjet ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me Turqinë.

Duke njotuar se në takim janë diskutuar të gjitha dimensionet e luftës kundër terrorizmit, në njoftim thuhet se: “Në këtë kuadër janë shqyrtuar masat e mara dhe të rekomanduara nga këshilli jonë në kuadër të ligjit kundër çdo lloji kërcënimi, duke filluar nga aktet e organizatave terroriste të projektuara si PKK/PYD-YPG, DEASH dhe FETO/PDY, të cilat si objektiv marrin sigurinë tonë kombëtare. Poashtu në mënyrë gjithpërfshirëse është vlerësuar lufta e vazhduar me vendosmëri dhe këmbëngulje, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit, për t’i dhënë fund terrorizmit”.

Këshillit i janë prezentuar informacionet lidhur me operacionin Dega e Ullirit, e cila ka për qëllim neutralizimin e terroristëve që realizojnë sulme ndaj Turqisë, të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të sigurojë kthimin e sirianëve të zhvendosur në vendet e tyre dhe të ndihmojë për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë.

Në deklaratë thuhet se janë vlerësuar angazhimet për zbatimin e masave të nevojshme në mënyrë që pas kthimit të qindra mijëra sirianëve, të cilët janë pronarë kryesorë të rajonit, të mund të jetojnë në siguri dhe paqe.

“Mendohet se është e dobishme të rikujtohet edhe një herë te publiku ndërkombëtar se organizata seperatiste terroriste, e cila ashtu si në vendet tjera të pushtuara edhe në Afrin i armatos fëmijët, i përdor civilët e pafajshëm si mburoja të gjalla dhe kryen krime kundër njerëzimit përfshirë edhe spastrimin etnik, është në bashkëpunim me DEASH-in. Është shprehur nevoja e largimit të menjëhershëm të terroristëve nga rajoni Munbixh, në të kundërtën Turqia ashtu si në rajonet tjera, edhe këtu nuk do të ngurrojë nga përodrimi i vetë iniciativës”, theksohet në njoftim.

Duke vënë në dukje se janë në vendosmëri të njëjtë edhe kundër terroristëve të vendosur në tokat e Sirisë në veri të Eufratit, në njoftim thuhet se, “Përveç Sirisë, aktivitetet e organizatës terroriste seperatiste, e cila është vendosur në vende të ndryshme të Irakut duke filluar nga Sinxhari dhe Kandili për të sulmuar kundër shtetit tonë, pritet që së pari të ndalohet nga shteti i Irakut. Nëse kjo nuk bëhet e mundshme, do të ndalohet nga vetë Turqia”.

Duke bërë të ditur se gjatë këshillit janë vlerësuar vizitat e realizuara në disa shtete dhe se janë ndarë informacionet lidhur me disa zhvillime të jashtme politike, në njoftim thuhet se, “Është bërë një vlerësim i përgjithshëm në lidhje me zhvillimet në Qipro, Mesdheun Lindor dhe në Detin Egje, veçanërisht është shprehur se po ndiqen me ndjeshmëri veprimet dhe qëndrimet e Greqisë, të cilat janë në kundërshtim me fqinjësinë e mirë, dhe është vendosur se kurrë nuk do të kompromentohen të drejtat dhe interesat e Turqisë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opinion.: 29/03/2018 09:23

    Erdogani do e hane nje grosse merrde,dhe vetem lehe si Qeni,se jane miq tradicionel me ruse serbe e grek ne pushtime te shqiptarve. ja perkujtoj marrveshjen e traktit te lozanes me 1923 ,kure turqia mohon shqiptaret e Qameris dhe i bene te gjithe turq. marveshjet turko-serbo-jugosllva per debimin e shperguljen e shqiptarve nga nishi toplica pazari i ri,maqedonia e kosova. drdoganit dhe turqis duhet dhjer gojat mongole me origjin ruso -kinize.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim