Erdogan me deklarata kërcënuese ndaj kryeministrit grek: Kujdes Mitsotakis! Nëse gabon, 'turqit e çmendur' do të vijnë

Erdogan me deklarata kërcënuese ndaj kryeministrit grek: Kujdes Mitsotakis! Nëse gabon, 'turqit e çmendur' do të vijnë

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vazhduar me deklaratat e tij kërcënuese ndaj Greqisë, këtë herë duke specifikuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas mediave greke, Erdogan ka kërcënuar kryeministrin grek, duke i thënë këtij të fundit se nuk duhet të bënte gabime ndryshe do të kishte kundërpërgjigjie nga ‘turqit e çmendur’.

“Shiko Mitsotakis, ti po flet aty-këtu. Mbaj parasysh se turqit e çmendur do të vijnë nëse përpiqeni të bëni një gabim"- citohet të jetë shprehur presidenti turk.

Mes të tjerash ai ka vijuar thirrjet ndaj grekëve duke kërkuar çmilitarizimin e ishujve të cilët sipas tij janë armatosur kundër Turqisë. Deklarata e Erdogan vjen pasi Mitsotakis deklaroi gjatë forumit ekonomik në Davas, se pavarësisht se Greqia po bën përpjekje për dialog, është Turqia ajo që përpiqet të krijojë tensione.

“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, por në tre vitet e fundit kemi përjetuar shumë tensione dhe jo vetëm për Kastellorizon”. “Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të diskutojmë çështjen e shelfit kontinental dhe zonave detare në Egje. E bëmë me sukses me Italinë dhe Egjiptin, me Shqipërinë do ta çojmë çështjen në Hagë”- u shpreh Mitsotakis.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër