Erdogan: Me zhvendosjen e ambasadës, SHBA zgjodhi të jetë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes

Erdogan: Me zhvendosjen e ambasadës, SHBA zgjodhi të jetë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë humbur rolin ndërmjetësues në procesin e paqes në Lindjes e Mesme me zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds.

"Me hapin e fundit, SHBA preferoi të jetë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes, dhe humbi rolin ndërmjetësues në procesin e paqes në Lindjen e Mesme", tha Erdogan në një fjalim në think tankun Chatham House në Londër, pasi SHBA ka deklaruar se sot do të zhvendosin ambasadën e tyre në Kuds. 

Edhe një herë, ne e hedhim poshtë këtë vendim, i cili po shkel ligjin ndërkombëtar dhe kundërshton rezolutat e OKB-së. Nuk mund të mos ndihemi si në periudhën e errët para Luftës II Botërore", tha Erdoğan, duke iu referuar vendimit të SHBA-së.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk potencoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë sa më parë për t'i dhënë fund agresivitetit në rritje të Izraelit. AA

Po të ishte gjallë Shekspiri dhe do të rishkruante sot Hamletin e tij, unë besoj se ai do ta bënte Princin Hamlet të thoshte të njëjtën gjë: 'Bota është jashtë binarëve'.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duke e cituar shkrimtarin e famshëm anglez

Është e pamundur të thuhet diçka tjetër kur vetëm javët e fundit, 50 persona në Palestinë u vranë nga snaiperë dhe rreth një mijë persona që kërkojnë vetëm të kthehen në shtëpitë e tyre u qëlluan me paramendim.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram