Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe.
“Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij.
“Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka thënë ai.
Erdogan ka kritikuar edhe më herët Greqinë si i trajton migrantët, duke e akuzuar këtë shtet për armatosje të ishujve në lindje të Egjeut, duke shkelur traktatet ndërkombëtare.
"Armët e grumbulluara në zonën perëndimore dhe në ishuj nuk nënkuptojnë asgjë për ne, sepse fuqia dhe kapacitetet tona tejkalojnë ato”, ka thënë Erdogan sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu.
Erdogan ka thënë të hënën se Qeveria e tij do të mbrojë interesat shtetërore kundër Greqisë, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë disa herë se ka gatishmëri për të zhvilluar takime me Erdoganin. Mirëpo presidenti turk ka refuzuar që të takojë përfaqësuesit grekë.
Lidhjet në mes të këtyre dy vendeve fqinje – njëherësh anëtare të NATO-s – janë të tensionuar së fundi. Ankaraja beson se Greqia është duke shkelur Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947, duke armatosur ishujt. Athina e arsyeton armatosjen duke përmendur kërcënimet nga Turqia dhe përmend të drejtën për vetëmbrojtje./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 493
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
21 Prill, 17:17
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri
19 Prill, 19:48