PRISHTINE- Një delegacion prej 600 anëtarësh, përfshi dhe gjysma e kabinetit qeveritar kanë shoqëruar kryeministrin Taip Erdogan në vizitën e sotme në Prishtinë.

Numri i delegacionit u zbulua nga zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi përmes një postimi në Twitter.

Erdogan në Kosovë erdhi nga Turqia me një delegalcion prej 600 personash, përfshi dhe gjysma e kabinetit të tij”- shkruan ai në Twitter.
Erdogan dhe delegacioni do të udhëtojë drejt Prizrenit ku do të vazhdojë takimet me Kryeministrin Thaçi dhe atë të Shqipërisë Edi Rama.
Delegacionit turk mësohet se i është dashur 4 avionë.
 
Ndërkohë burime nga kryeministria në Shqipëri bëjnë të ditur se delegacioni ynë përbëhej nga tre vetë: Kryeministri, bashkëshortja e tij dhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Mësohet se kryeministri udhëtoi drejt Kosovës me helikopter.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)