Erdogan nesër për inaugurimin, nënkryetari i KMSH-së: Xhaminë e Namazgjasë do ta menaxhojë fondacion i kryesuar nga Myftiu i Tiranës

Erdogan nesër për inaugurimin, nënkryetari i KMSH-së: Xhaminë e Namazgjasë do ta menaxhojë fondacion i kryesuar nga Myftiu i Tiranës

Taulant Bica

1728505554_bica.jpg

Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica sqaroi se si do bëhet administrimi i xhamisë së Namazgjasë që do të inaugurohet nesër nga presidenti turk Erodgan. Bica thekson në Repolitix se menaxhimi do bëhet nga një fondacion i drejtuar nga myftiu i Tiranës.

'Lajmi i hapjes shumë i pritur nga besimtarët. Shyqyr që erdhi kjo ditë që ka qenë kërkesë e kahershme e komunitetit. Komuniteti mysliman kurrë nuk ka patur pengesa për hapjen por ka treguar vullnetin që kjo xhami tu dhurohet besimtarëve. Vonesat kanë qenë për shkaqe të tjera dhe jo për ngërçe të tilla. Komuniteti ka bërë një deklaratë, ka shprehur se do përfaqësohet nga myftiu i Tiranës. Përfaqësuesi numër një është kryetari, por në inaugurime të ndryshme gjykon si do përfaqësohet. Në rastin konkret ka marrë vendimin të përfaqësohet me myftiun e Tiranës.

Xhamia e Namazgjasë është me të vërtetë nevojë e madhe për ritualet javore. Në ritualet javore të të premteve xhamitë e Tiranës tejmbushen. Kjo do ti japë frymëmarrje goxha. Duket e mjaftueshme por e vështirë. Sa i përket bajrameve e pamundur që xhamia e Namazgjasë ti përmbush këto nevoja. Edhe sheshi nuk mjafton. I shërben komunitetit si simbolikë për të plotësuar mozaikun. Nëse përdoren dhe ambjentet jashtë shkon maksimumi deri në 10 mijë persona.

Ne kemi disa kohë që me palët investues jemi në kontakt, kjo xhami me përmasat e mëdhaja që ka, aktivitetin e gjerë. Do shërbejë dhe me ambiente të tjera, me organizime kulturore. Kur ka organizime të tilla si ajo e arsimit, ne gjithmonë kemi bashkëpunuar me organizata. Në lidhje me këtë rruga më e mirë dhe më e duhura ka qenë të menaxhohet nga një fondacion. Fondacioni i Xhamisë së Namazgjasë. Ky fondacion do ketë anëtarët të barabartë, edhe me investitorët. Kryetari do jetë myftiu i Tiranës. Kontrolli dhe menaxhimi do bëhet nga ky bord. Predikuesit do jenë shqiptarë.'


Lajmi kryesor:

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!