Premtimi i dhënë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e Spitalit të ri të Fierit përpara 25 prillit, si dhe për mbështetjen qe ka treguar ndaj Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, ka bërë mjeshtrin e polifonisë, Guri Rrokaj dhe fierakët ti kushtojnë një këngë atij.

Nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare këngëtarët nga Fieri i kanë kënduar presidentit turk “Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj”, thuhet në një pjesë të këngës.

Teksti i kënges:

Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!