Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan tha të premten se vendi i tij nuk mund të qëndrojë i heshtur lidhur me sulmet e fundit të qeverisë siriane në Idlib.
Erdogan komentoi para gazetarëve lidhur me sulmin e djeshëm ndaj ushtrisë turke në një pikë vëzhgimi në Idlib të Sirisë ku u plagosën 3 ushtarë.
Ai foli para vizitës së tij në kryeqytetin Dusanbe të Taxhikistanit ku pritet të marrë pjesë në samitin e 5-të të krerëve të shteteve të Konferencës mbi Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi.
"Nuk mundet që ne të heshtim nëse regjimi vazhdon sulmet e tij në kullat e vëzhgimit dhe kështu me radhë”, tha presidenti.
Presidenti turk komentoi mbi marrëveshjen e vitit të kaluar me Shtetet e Bashkuara mbi Munbixhin e Sirisë, të cilën forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara u kapën nga Shteti Islamik më 2016, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për thyerjen e premtimit dhe për largimin e luftëtarëve kurdë nga qyteti.
“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne do të heqim dorë nga çështja e Munbixhit, ne do t’u përmbahemi të gjitha planeve tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë”, tha Erdogan.
Presidenti turk foli edhe për çështjen e Republikës Turke të Qipros Veriore, ku bëri të ditur se Turqia ka të drejtën të mbajë trupat e saj në këtë vend.
“Turqia nuk po redukton trupat e saj në Qipron Veriore”, u shpreh Erdogan, duke thënë se për këtë çështje vendi “nuk ka nevojë për leje nga askush”.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor, 18:25
-
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri
24 Shtator, 21:37
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator, 16:09
-
Lufta në Ukrainë/ Erdogan: Krimea duhet t'u kthehet ukrainasve! Media: SHBA gati të heqë kufizimet për përdorimin e raketave në Rusi
11 Shtator, 18:42
-
Ndërkombëtarët dënojnë sulmin e Berishës ndaj gazetarit Arbër Hitaj, ja raporti
10 Shtator, 18:02