/ATSH-AA/ - Duke iu referuar në mënyrë indirekte fuqive botërore që mbështesin regjimin e Bashar al-Assadit në Siri, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi vendet që mbështesin terrorizmin.
"Në qoftë se disa shtete mbështesin një person të përfshirë në terrorizëm (Bashar al-Assad - shën. përkth.), atëherë kjo do të thotë se këto shtete janë të përfshira në terrorizëm. Historia nuk do t'i falë këto shtete", deklaroi  Erdogan.
"Çdo ndërhyrje e bërë në Siri pa shqyrtimin e këtyre fakteve, para së gjithash pasojat do t'i përjetojë pikërisht ky vend", shtoi ai.