Ditën e sotme në një deklaratë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia nisi sulmet ajrore në Siri dhe Irak për shkak të “refuzimit” të Rusisë për të përmbushur premtimet e saj dhe për të tërhequr grupet kurde nga kufijtë e Turqisë, raporton media e huaj.

Erdogan tha se Rusia është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria.
Ai tha se ata nuk do të heshtin kundër terrorizmit dhe se do të marrin masa nëse ata nuk e bëjnë këtë, pramdaj dhe Turqia ka eliminuar 12 vende ku fshiheshin terroristët në Kobani, Siri.
Erdogan përfundoi duke thënë se Turqia nuk do të heqë dorë dhe ky operacion anti-terrorist do të vazhdojë si nga ajri ashtu edhe nga toka.
Ai citohet të ketë thënë: “Megjithë paralajmërimet tona të përsëritura për Rusinë, e cila është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria në përputhje me marrëveshjen tonë të Soçit të vitit 2019, Moska nuk e ka përmbushur dhe refuzon të përmbushë detyrën e saj. Ne kemi deklaruar se nuk do të heshtim kundër terrorizmit dhe se do të marrim masa nëse ata nuk e bëjnë këtë. Kështu, ne goditëm dhe eliminuam 12 fole terroristësh në Kobani. Turqia nuk do të heqë dorë, ky operacion anti-terrorist si nga ajri ashtu edhe nga toka do të vazhdojë. Ne nuk e kemi diskutuar çështjen e kryerjes së operacionit as me presidentin e nderuar të SHBA-së Biden dhe as me Putinin. Si Biden, ashtu edhe Putin e dinë se ne jemi të aftë të kryejmë operacione të tilla, në çdo kohë”.
Lajmi kryesor:
Sulm me raketa në Turqi/ Shpërthim në oborrin e shkollës, 3 viktima dhe 10 të plagosur
