Sulm me raketa në Turqi/ Shpërthim në oborrin e shkollës, 3 viktima dhe 10 të plagosur

Sulm me raketa në Turqi/ Shpërthim në oborrin e shkollës, 3 viktima dhe 10 të plagosur

Foto nga Vendngjarja

Një sulm me raketa ka ndodhur këtë të hënë në Turqi, ku të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetë të plagosur si rezultat i një sulmi me raketa nga territori i Kobanit, Siri në drejtim të një shkolle në brendësi të Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se pesë raketa ranë në një shkollë në Karkamis të Gaziantepit duke vrarë një mësues, një fëmijë si edhe një person tjetër, ndërsa mes të plagosurve ka edhe nxënës.

Së fundmi, Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu tregoi për gjendjen e situatës dhe viktimat, raportojnë mediat e huaja.

“Tre qytetarët tanë humbën jetën. Njëri prej tyre është një fëmijë dhe një mësues. Zoti na mëshiroftë. Kemi njerëz të lënduar dhe ata po vazhdojnë trajtimin e tyre në spitalet”, tha Soylu.

Disa orë më parë, Turqia kishte nisur një ofensivë kundër forcave kurde në very të Sirisë duke e cilësuar si një hakmarrje për sulmin terrorist të dhjetë ditëve më parë në mes të Stambollit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Erdogan: Për sulmin ndaj Sirisë dhe Irakut fajtore është vetëm Rusia! Nuk heqim dorë nga operacioni

1668584317_rewrwre.jpg

Ditën e sotme në një deklaratë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia nisi sulmet ajrore në Siri dhe Irak për shkak të “refuzimit” të Rusisë për të përmbushur premtimet e saj dhe për të tërhequr grupet kurde nga kufijtë e Turqisë, raporton media e huaj.

Erdogan tha se Rusia është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria.

Ai tha se ata nuk do të heshtin kundër terrorizmit dhe se do të marrin masa nëse ata nuk e bëjnë këtë, pramdaj dhe Turqia ka eliminuar 12 vende ku fshiheshin terroristët në Kobani, Siri.

Erdogan përfundoi duke thënë se Turqia nuk do të heqë dorë dhe ky operacion anti-terrorist do të vazhdojë si nga ajri ashtu edhe nga toka.

Ai citohet të ketë thënë: “Megjithë paralajmërimet tona të përsëritura për Rusinë, e cila është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria në përputhje me marrëveshjen tonë të Soçit të vitit 2019, Moska nuk e ka përmbushur dhe refuzon të përmbushë detyrën e saj. Ne kemi deklaruar se nuk do të heshtim kundër terrorizmit dhe se do të marrim masa nëse ata nuk e bëjnë këtë. Kështu, ne goditëm dhe eliminuam 12 fole terroristësh në Kobani. Turqia nuk do të heqë dorë, ky operacion anti-terrorist si nga ajri ashtu edhe nga toka do të vazhdojë. Ne nuk e kemi diskutuar çështjen e kryerjes së operacionit as me presidentin e nderuar të SHBA-së Biden dhe as me Putinin. Si Biden, ashtu edhe Putin e dinë se ne jemi të aftë të kryejmë operacione të tilla, në çdo kohë”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë