/ATSH-AFP/ - Presidenti islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot Rusisë të mos humbasë miqësinë e Turqisë pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore turke nga avionët luftarakë rusë të vendosur në Siri.
"Marrëdhëniet tona me Rusinë janë të njohura nga të gjithë, por nëse Rusia humb një mik si Turqia me të cilën ka një numër të madh bashkëpunimesh, atë ajo do të humbasë shumë. Rusia duhet ta dijë këtë", theksoi Erdogan në një konferencë shtypi në Belgjikë përkrah homologut belg, Charles Michel.
"Ne nuk mund të ulemi dhe të vështrojmë, të tolerojmë këtë", theksoi Erdogan për çështjen e shkeljeve të hapësirës ajrore turke të shtunën dhe të dielën nga avionët luftarakë rusë në kufirin mes Turqisë dhe Rusisë.
Shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga dy avionë rusë gjatë fundjavës nuk është një aksident", theksoi sot kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkohë që Moska përmendi kushtet e këqija të motit për të shpjeguar një prej incidenteve.
/Shqiptarja.com