Erdogan: Shqipëria është e rrënuar nga Gulen, herët ose vonë do ta zhdukim

Erdogan: Shqipëria është e rrënuar nga Gulen, herët ose vonë do ta zhdukim

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vijon që të shprehë vendosmërinë për zhdukjen e institucioneve të lëvizjes Gulen në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjatë një aktiviteti për studentët, ku në Turqi aktualisht ndodhen 115,000 studentë të huaj, Erdogan është shprehur ndër të tjera se Shqipëria është e rrënuar nga FETÖ (Lëvizja Gulen). Megjithatë shton ai, dy vendet janë në negociata për të mos lejuar institucionet e kësaj lëvizje në Shqipëri.

Turqia hap jo vetëm shkollat ​​e saj, por edhe zemrën e saj për studentët e huaj. Ne i presim studentët nga e gjithë bota. Turqia aktualisht pret 115,000 studentë të huaj. Qëllimi ynë është të rritim këtë në 350,000. Në këtë mënyrë, ne do të jemi një nga pesë vendet e para që mirëpresin studentët ndërkombëtarë.

Për fat të keq, Shqipëria është e rrënuar nga FETÖ. Natyrisht, jemi në mes të negociatave. Herët ose vonë do ta zhdukim atë grup. Fondacioni Maarif po bën përparim në aspektin e arsimit sidomos në Afrikë, por edhe në Ballkan

Rexhep Tajip Erdogan

Fondacioni Maarif është një organizëm i cili drejton shkollat jashtë Turqisë duke marrë kontrollin e shkollave të drejtuara më parë nga organizata Fetullah. Në Shqipëri janë disa institucione arsimore të lëvizjes Gulen, ndërkohë që disa kanë ndryshuar pronar në vitet e fundit pas kërcënimeve të Turqisë, që pas grushtit të shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim