Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet sot se do të kandidojë për një mandat të fundit si president, duke njoftuar se më pas do të lërë të rinjtë për të drejtuar vendin.
"Ne do të fillojmë ndërtimin e shekullit të Turqisë me mbështetjen që kërkojmë për herë të fundit në emrin tonë nga populli ynë në vitin 2023," tha presidenti i Turqisë gjatë një fjalimi në Samsuda, duke lënë të kuptohet se nëse ai fiton në zgjedhjet e 2023, do të jetë mandati i fundit për të.
“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.
Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpresojnë të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen në qershor të vitit 2023.
Por presidenti turk po përballet me shumë probleme, ndër to edhe një inflacion që ka arritur në 84.4%. Në tetor, Erdogan përsëriti dëshirën e tij për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte "demokratike, e thjeshtë dhe vizionare". Sipas disa vëzhguesve, kjo u interpretua si një qëllim për të modifikuar kufirin e dy mandateve presidenciale të parashikuar nga kushtetuta turke.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
20.2%
-
Jo
74.1%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2433
Lajme të tjera
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
-
Erdogan do të takohet nesër me Presidentin e Azerbajxhanit
24 Shtator, 19:09
-
Ngarkesat me grurë ukrainas mbërrijnë në Turqi
24 Shtator, 16:28
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
Erdogan për Putin: Nuk pajtohem me qasjen negative të liderëve botërorë
22 Shtator, 11:02
-
Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj Putinit
21 Shtator, 20:53
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vincenzo Montella trajneri i kombëtares së njohur
20 Shtator, 15:32
-
Erdogan: Turqia mbështet Azerbajxhanin në ‘ruajtjen e integritetit territorial’
19 Shtator, 20:20
-
Erdogan: Lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë
19 Shtator, 15:46
-
VIDEO/ Turqi,hidhen në erë 9 ndërtesa, shikoni shpërthimin e fuqishëm
18 Shtator, 21:16
-
Turqi/ E goditi me thikë ne zemër, 17-vjeçari vret shokun e ngushtë për një postim në rrjetet sociale
18 Shtator, 15:49
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi! Përplasen 2 kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol
18 Shtator, 11:14