Erdogan synon që zgjedhjet e përgjithshme në Turqi të mbahen më 14 maj, analistët: Media komandohet nga qeveria, aktivistët kundër presidentit janë në burg, duam shtet laik!

Erdogan synon që zgjedhjet e përgjithshme në Turqi të mbahen më 14  maj, analistët: Media komandohet nga qeveria, aktivistët kundër presidentit janë në burg, duam shtet laik!

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, synon që të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjegjshme më 14 maj. Këto zgjedhje  konsiderohen më të rëndësishmet në gjenerata, por ishin vendosur për t’u zhvilluar në një datë tjetër.Paraprakisht, zgjedhjet e përgjithshme në Turqi ishin paraparë që të mbaheshin më 18 qershor.  Aleatët e Erdoganit për javë të tëra kanë lënë të kuptohet se presidenti mund të shpallë një datë më të hershme për zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe testeve shkollore.Sipas mediave të huaja, presidenti turk ka pasur një stil autoritar dhe islamik të udhëheqjës dhe nuk dihet nëse mund të shkohet në një drejtim më laik të shtetit .

Erdogan e ka larguar Turqinë nga tradita më laike e vendosur një shekull më parë nga themeluesi i shtetit, Mustafa Kemal Ataturk. Ndërsa, mbështetësit e tij kanë thënë se ai u ka dhënë zë grupeve të margjinalizuara dhe ka krijuar një klasë të mesme.

Por, kundërshtarët e tij kanë thënë se në dekadën e dytë në pushtet të Erdoganit, ai ka shfaqur edhe një qëndrim më autoritar. Sipas mediave të huaja, zgjedhjet e reja në Turqi do të mbahen teksa shumica e mediave janë nën ndikimin e Qeverisë dhe mijëra aktivistë dhe politikanë të cilët janë kundër regjimit të tij, tashmë janë në burg.

Shumica e analistëve kanë thënë se është e vështirë të dihet se kush do të fitojë zgjedhjet. Opozita laike në Turqi hyn në fushatën zgjedhore e ndarë për të gjitha çështjet, që nga politikat e deri te strategjia. Po ashtu, opozita nuk është pajuar që të vendosë një kandidatë të vetëm për të sfiduar Erdoganin.

Të mërkurën, gjatë fjalimit para partisë së tij, ai kujtoi 14 majin e vitit 1950, kur shteti kishte mbajtur zgjedhjet e para të lira. Ato zgjedhje ishin fituar nga Adnan Menderes. Erdogan do të marrë pjesë në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë