Erdogan: Turqia me një shifër rekord këtë vit, do të presë 40 milionë turistë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se turizmi turk kishte humbur nivelin e tij nga sulmet intensive të brendshme dhe të jashtme. Unë shpresoj se Turqia do ta realizojë në mënyrë të lehtë zgjedhjen e parë të sistemit të ri qeverisës.
Presidenti turk, Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se turizmi turk kishte humbur nivelin e tij nga sulmet intensive të brendshme dhe të jashtme, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nga viti i kaluar nisi rimëkëmbja dhe këtë vit shpresojmë që të hyjmë në periudhën e ngritjes me një shifër rekord 40 milionë në numrin e turistëve. Ky përparim i madh që kemi bërë në eksportet dhe turizmin, do të na afrojë me objektivat tona në fusha të tjera, duke kryer një mision lokomotivë", theksoi presidenti i Turqisë.
Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e restaurimit të "tregut egjiptian" në Stamboll, ku ai ka rikujtuar se dikur ka qenë një prej tregtarëve të këtij tregu ku ka tregtuar produkte ushqimore.
"Turqia do të ishte një nga 10 ekonomitë më të mëdha botërore, nëse do t'i kishte realizuar pas Luftës së Dytë Botërore përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e arritur në 16 vitet e fundit", ka shtuar Erdoğan, duke theksuar se nga vendi i 24 tashmë ndodhen në vendin e 17-të, gjë e cila sipas tij nuk mjafton, dhe se do të hyjnë në 10 vendet e para.
Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 24 qershor Erdoğan ka theksuar se "Gjithmonë, gjërat që ndodhin për herë të parë janë me probleme dhe janë të vështira, por janë të frytshme.
Unë shpresoj se Turqia do ta realizojë në mënyrë të lehtë zgjedhjen e parë të sistemit të ri qeverisës. Ne këtë ndryshim nuk e kemi bërë për veten tonë, por për të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë dhe më shumë për të rinjtë tanë".
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor, 17:33
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor, 18:25
-
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri
24 Shtator, 21:37
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator, 16:09
-
Lufta në Ukrainë/ Erdogan: Krimea duhet t'u kthehet ukrainasve! Media: SHBA gati të heqë kufizimet për përdorimin e raketave në Rusi
11 Shtator, 18:42
-
Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë
9 Gusht, 13:56
Paguheni nga turqit per te nxjerre lajmet e kesaj agjensie?
Përgjigju