Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk do të marrë asnjë hap prapa nga marrëveshja raketore S-400 me Rusinë
“Ka një marrëveshje. Ne jemi të vendosur. Nuk është në konsideratë për të marrë hap prapa prej marrëveshjes S-400”, u tha ai gazetarëve në Stamboll.
Pas përpjekjeve të zgjatura dhe pa sukses për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore nga SHBA, Turqia vendosi të blejë sistemin S-400 në vitin 2017.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e këshilluan Turqinë që të blinte sistemin e raketave “Patriot” në vend të atij S-400 nga Rusia.
“Ne mund të marrin hap për raketat Patriot, nëse ka një ofertë pozitive siç bëri Rusia”, u shpreh Erdogan, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë pozitive nga ana e SHBA-ve.
Erdogan bëri me dije se qasja e favorshme është në interesin e çdo vendi duke deklaruar se. “Nëse nuk është kështu, ne nuk jemi të detyruar të blejmë asgjë”.
S-400 është sistemi më i avancuar raketor anti-avionësh me rreze të gjata dhe mund të mbajë deri në 3 lloje raketash, të afta për të shkatërruar objektivat, si ato balistike ashtu dhe ato të lundrimit.
Komente








Ashtu te lumte. Mbaje ne vezhgim Izraelin, per te ruajtur paqen ne rajon.
Përgjigju