TIRANË - "Duke i uruar popullit tonë dhe të gjithë botës Islame gëzuar Kurban Bajramin, uroj që kjo festë të sjellë qetësi për të gjithë njerëzimin". Do të tingëllonte mjaft i zakonshëm ky urim nëse do të ishte bërë nga një shqiptar. Por në fakt është mjaft i veçantë pasi vjen nga vetë Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Në mesin e shumë gjuhëve të tjera veç turqishtes, kreu i shtetit turk ka zgjedhur që në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter të urojë edhe në shqip. Kaq ka mjaftuar që Erdogan të “rrëmbejë” edhe më shumë zemrat e shqiptarëve të cilët nuk kanë hezituar ta falënderojnë në gjuhën shqipe përmes komenteve në Twitter.
Disa e quajnë lider të nderuar, disa president të popullit mysliman dhe kryetar të botës, disa të tjerë i deklarojnë se “shqiptarët e duan shumë”...ndërsa në mesin e tyre ka edhe nga ata që e kanë kaluar urimin në shqip të Erdogan përmes batutave.

Video-Urimi i Erdogan per Kurban Bajram
/Shqiptarja.com