Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e gjykoi sot të padrejtë vendimin e SHBA-së për të dërguar armë dhe municione për luftëtarët kurdë që mbrojnë qytetin sirian kurd të Kobanes të pushtuar nga xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik.

"Është e qartë se ky vendim është i padrejtë", theksoi Erdogan për shtypin.

"Një pjesë e këtyre armëve ka rënë në duart e palës kryesore kurde të Sirisë, Partia e Unionit Demokratik (PYD)", shtoi ai.
Ankaraja e konsideron PYD-in si një organizatë terroriste.

ATSH