/ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se një zgjidhje e konfliktit në Siri do të ishte e vetmja mundësi për drenimin e fluksit të refugjatëve sirianë që kërkojnë të hyjnë në Evropë për t'i shpëtuar luftës.
"Zgjidhja e problemit të refugjatëve nuk mund të jetë mbyllja e portës për këta njerëz apo vendosja e telave me gjemba në kufi. Zgjidhja e vërtetë është ndalimi i konfliktit në këtë vend sa më shpejt të jetë e mundur", deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.
"Këta njerëz dëshirojnë të qendrojnë në atdheun e tyre. Por kjo është bërë e pamundur për shkak të situatës (...) ne nuk mund të qendrojmë spektatorë kur trupat e imigrantëve të përfundojnë në brigjet e Mesdheur apo detin Egje", shtoi ai.
Që prej disa muajsh, shumë imigrantë, kryesisht refugjatë sirianë, po përpiqen të shkojnë në Evropë gjatë kalimit të rrezikshëm mes brigjeve turke dhe ishujve grekë.
Dje, 22 imigrantë u gjetën të vdekur në brigjet e Turqisë.
Presidenti turk i kërkoi edhe një herë komunitetit ndërkombëtar të mobilizohet për të rrëzuar regjimin e presidentit Bachar al-Assad.
"Një zgjidhje e problemit sirian është rrëzimi i regjimit të tiranit në pushtet në këtë vend dhe zëvendësimi me një administratë që respekton vullnetin e popullit dhe realitetet e rajonit", theksoi ai.