Ekskluzive/ Erdogani shqiptar në derën e xhamisë së Namazgjasë! 9-vjeçari udhëton me gjyshin nga Dibra: Dua të takoj presidentin turk

TIRANË- Ka udhëtuar me furgon nga Dibra në Tiranë. Erdogani shqiptar, vetëm 9 vjeç, bashkë me gjyshin e tij kanë mbërritur para xhamisë së Namazgjasë me shpresën e vetme, për të takuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili sot po viziton vendin tonë.

Ekskluzivisht për Report Tv, Erdogani 9-vjeçar tregon edhe se kush ia ka vendosur emrin.

Si quhesh? Erdogan Muçina.

Kush ta ka vendosur emrin? Babi. 9 vjeç.

Të pëlqen emri? Po.

A të thonë shokët që ke emër të çuditshëm? Po. Kam ardhur ta takoj presidentin.  

Gjyshi i tij tregon për Report Tv se emrin Erdogan e zgjodhën edhe për shkak të besimit mysliman, ndërsa thotë se hapjen e Namazgjasë e prisnin me padurim. Edhe gjyshi, në dyert e Xhamisë së Namazgjasë, shpreh dëshirën që nipi të mundet të takojë sot Erdoganin.

“E përshëndes Erdogan, e uroj për mirëseardhjen. I kam vënë emirin nipit Erdogan, na pëlqente emri. Kemi ardhur me dëshirën tonë, me shpenzimet tona. Vetëm ta takojmë Erdogan, ishalla nipi do e takojë. Jemi besimtarë, shkojmë në xhami. Kam 6 nipër, i marr me vete çdo të premte. Me durim e prisnim këtë xhami. Kam shpresa, ishalla ta takoj djali”, tha gjyshi i 9-vjeçarit për Report Tv.

Me 6 nipër, gjyshi thotë se çdo të premte i merr në xhami.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • budalli lart: 11/10/2024 08:31

    medet katandia jone !

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2024 00:48

    /BOTI/,mesimin me te mire e morri nga familja se si behesh puthadores e servil me emrin e nje autokrati-Erdogan.Ky do te hyje ne ate grup fatkeqesh qe familjet fale injorances,militantizmit,apo servilizmit, i kane bere gazi i botes duke u vene emra te tille si:Erdogan,Duce,Stalin,Sovjeta e te ngjashem.

    Përgjigju
  • Boti: 10/10/2024 12:44

    Nuk kane shkolle keta femije gjate dites?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!